Me pëlqimin tuaj përdorim cookies për të numëruar vizitat dhe për të parë cilat faqe lexohen. Zgjedhjen mund ta ndryshoni në çdo kohë. Më shumë për privatësinë

ThirrniWhatsApp

Shërbimet

Mobilje me porosi për gjithë shtëpinë

Çdo projekt e bëjmë prej fillimit, fiks sipas ambientit tuaj. Prej matjes së parë deri te montimi, gjithçka në një vend.

Kuzhinë me porosi nga MASSIS

Kuzhina me porosi

Kuzhina me ishull, elemente të larta dhe pllaka pune të vendosura fiks sipas ambientit tuaj. Linja të pastra, okova me kualitet dhe radhitje e rehatshme për çdo ditë.

Dollap i integruar me dyer me rrëshqitje nga MASSIS

Dollapa dhe dhoma gjumi

Dollapa të integruar me dyer me rrëshqitje apo klasike, prej muri në mur. Dhoma gjumi me dollapa në të njëjtin stil, me ambient të shfrytëzuar maksimalisht.

Mur TV me porosi nga MASSIS

Mure TV dhe komoda

Mure TV dhe komoda të ulëta që i japin karakter dhomës së ditës. Dimensione precize dhe kantim që duket mirë edhe prej afër.

Shihi projektet

Interier i plotë me porosi nga MASSIS

Interier i plotë dhe banjo

Prej një elementi për banjo e deri te mobilimi i gjithë shtëpisë. Materialet dhe ngjyrat i përshtatim në çdo dhomë.

Si punojmë

Katër hapa deri te mobilja e gatshme

  1. 01

    Matja

    Vijmë te ju dhe e masim ambientin me saktësi.

  2. 02

    Vizualizimi 3D

    E shihni mobiljen në 3D para se me ia fillue punimit.

  3. 03

    Punimi

    E punojmë në punëtorinë tonë me materiale me kualitet.

  4. 04

    Montimi

    E montojmë dhe ua lëmë ambientin të pastër e të gatshëm.

Orientim

Prej çka varet çmimi

Çmimi i prodhimit të kuzhinës apo dollapit me porosi formohet në bazë të disa faktorëve kryesorë.

  • Madhësia dhe dimensionet (m / m²)

    Dimensionet më të mëdha kërkojnë më shumë material, okovë dhe orë shtesë pune.

  • Lloji i dyreve / frontit

    Zgjedhja e materialit për elementet e para — MDF i lakuar/i farbuar, furnir, iverkë apo qelq — është ndër faktorët kryesorë të çmimit.

  • Pllaqa e punës

    Lloji i pllaqës së punës: prej pllaqave standarde rezistente ndaj nxehtësisë e deri te zgjidhjet me stil prej kuarci apo graniti.

  • Mekanizmat dhe okova

    Sistemet premium si Blum, Hettich mundësojnë mbyllje pa zë, mbajtje më të madhe dhe jetëgjatësi.

  • Kërkesa specifike dhe detaje

    Punimi i ishullit, profilet LED apo organizuesit specialë i rrisin materialet dhe kohën e montazhës.

  • Lokacioni

    Çmimi për montazh dhe transport varet prej lokacionit dhe qasjes në hapësirë.

Detaj prej kantimit preciz ABS

Materialet

Ajo që shihet prej afër, e bëjmë pa të metë.

Punojmë ekskluzivisht me iverkë dhe MDF të certifikuar, të mbrojtura me kantim profesional PVC dhe ABS.

Keni ide ose matje?

Na i dërgoni dhe ju përgatisim ofertë.

Kërkoni ofertë