Me pëlqimin tuaj përdorim cookies për të numëruar vizitat dhe për të parë cilat faqe lexohen. Zgjedhjen mund ta ndryshoni në çdo kohë. Më shumë për privatësinë

ThirrniWhatsApp

Ligjore

Politika e privatësisë

Përditësimi i fundit: shtator 2026 · MASSIS, Tetovë, Maqedoni

Kush jemi ne

MASSIS është puntori zanatlie për mobilje me porosi me selinë në Tetovë. Kontakti: 070 372 181, info@massis.mk.

Çfarë të dhënash mbledhim

  • Kontakti / oferta: emri, telefoni, email (nëse e shkruani), lloji i mobiljes dhe mesazhi.
  • Hyrja: email dhe të dhënat bazë prej mënyrës së zgjedhur të hyrjes (p.sh. Google), për me lënë mendim apo me hy te llogaria.
  • Teknike: analitikë bazë për vizitat (faqja, pajisja) për përmirësimin e sajtit — pa shitje të të dhënave personale. Google Analytics përdoret veç me lejen tuaj (shihni „Google Analytics“ më poshtë).

Pse i përdorim

Për t'ju përgjigjur kërkesave për ofertë, për me udhëheqë puntorinë, për me moderuar mendimet e njerëzve dhe për ta mbajtur sajtin të sigurt e të dobishëm. Nuk tregtojmë me të dhënat tuaja te palët e treta.

Sa kohë i ruajmë

Mesazhet nga forma e kontaktit dhe llogaritë ruhen sa të jenë të nevojshme për komunikim pune apo detyrime ligjore. Mund të kërkoni fshirjen e llogarisë apo mesazhit tuaj në info@massis.mk.

Të drejtat tuaja

Mund të kërkoni me i parë, me i përmirësuar apo me i fshirë të dhënat tuaja personale që i ruajmë, si dhe me e tërhequr lejen për komunikim marketingu (nëse ka). Na shkruani në e-mailin më lart.

Cookie-t (Kolaçat)

Përdorim cookie të domosdoshme për hyrje (sesion) dhe për me mbajtur mend gjuhën / temën në pajisje. Pa to, hyrja dhe dëshirat tuaja nuk funksionojnë si duhet.

Google Analytics

Për me kuptuar si përdoret sajti (cilat faqe shikohen, prej nga vijnë vizitorët, prej cilës pajisje), përdorim Google Analytics 4 nga Google Ireland Ltd. Cookie-t analitike (p.sh. _ga, _ga_*) vendosen VEÇ NËSE klikoni „Prano“ në banderolën e cookie-ve. Nëse klikoni „Refuzo“ apo nuk zgjidhni asgjë, cookie-t analitike nuk ruhen.

Nuk përdorim cookie reklamuese e as reklama të personalizuara — lejet e reklamave (ad_storage, ad_user_data, ad_personalization) janë gjithmonë të fikura. Google Analytics nuk ngarkohet në faqet për hyrje dhe administratë. Zgjedhja mbahet mend veç në pajisjen tuaj (localStorage) dhe mund ta ndryshoni kur të doni:

Më shumë për atë se si i përdor Google të dhënat: policies.google.com.

← Mbrapa